Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Nga Kali i Trojës te Homeri/ Sa ishin të vërteta legjendat e njohura greke?
Nga: Armand d’Angour Kultura dhe legjendat e Greqisë së lashtë kanë një trashëgimi të gjatë e të çmueshme në gjuhën moderne të arsimit, politikës, filozofisë, artit dhe shkencës. Referencat klasike nga mijëra vite më parë, vazhdojnë të shfaqen. Por, cila ishte origjina e disa prej këtyre ideve? A ekzistonte vërtet Kali i Trojës Historia e Kalit të Trojës është përmendur më parë në Odisenë e Homerit, një këngë epike e shkruar 750 vjet para Krishtit, duke përshkruar pasojat e luftës së Trojës. Pasi rrethuan Trojën për 10 vite pa sukses, ushtria greke ngriti kampet jashtë mureve të qytetit dhe bënë sikur u larguan për t’u kthyer në shtëpi. Mbrapa tyre ata lanë një kalë gjigand prej druri si shenjë e perëndeshës Athena. Trojanët e futën...