Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Alarm demografik/ Lindjet bien ndjeshëm në Shqipëri, Ballkani drejt shuarjes natyrore
Shqipëria përballet me një tjetër vit të vështirë në aspektin demografik, me numrin e lindjeve në rënie të vazhdueshme. Sipas të dhënave të Our World in Data, parashikohen vetëm 27,433 lindje në vitin 2025, duke e renditur vendin në pozicionin e 147-të në shkallë globale. Në rajon, situata është po aq shqetësuese. Greqia regjistron 68,148 lindje dhe mban vendin 120, Serbia me 58,142 lindje në vendin 128, ndërsa Kroacia me 30,995 lindje renditet e 143-ta. Shqipëria vjen menjëherë pas tyre, ndërsa Maqedonia e Veriut, me 16,313 lindje, zbret në vendin 158. Edhe Kosova, që dikur kryesonte rajonin për lindshmëri, renditet sot e 154-ta me 19,558 lindje. Mali i Zi mban vendin 171, me vetëm 6,969 lindje. Në nivel global, tabloja është krejtësisht e ndryshme. India...