‘Ku shkuan 450 milionë euro…’, Xhaferri:  Koncesionet dhe PPP-të shqiptare janë të dhëna 100% monopol

‘Ku shkuan 450 milionë euro…’, Xhaferri: Koncesionet dhe PPP-të shqiptare janë të dhëna 100% monopol

Deputeti i PD-së, Besart Xhaferri ka mbajtur fjalën e tij gjatë diskutimeve për projektligjin “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”. Xhaferri tha se ende nuk dihet se ku shkuan 450 milionë eurot e inceneratorëve. Më tej, ai u shpreh se koncesionet dhe PPP-të shqiptare janë të dhëna 100% monopol. “Nuk thoni çu bë me inceneratorët. Ku shkuan 450 milionë euro dhe pse hetimi nuk shkoi te ai që firmosi 17 firma në një ditë, dhe i dha bonus 8% një kompanie që nuk ekziston. Koncesionet kanë dhe një tjetër problem, pasi gjithë rrezikun financiar e mbajnë taksapaguesit, dhe jo vetë kompanitë private që do të sillnin eficencë mnë shpenzime dhe jo mbingopje të buxhetit shqiptar. Koncesionet dhe PPP shqiptare janë të dhëna 100% monopol, të...