Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Inteligjenca Artificiale në kurrikula nga klasa e IV, pjesë e Agjendës Digjitale për Arsimin
Foto ilustruese TIRANË- Qeveria synon të përfshijë në kurrikulat e arsimit parauniversitar, në formë më të zgjeruar Inteligjencën Artificiale. Agjenda Digjitale Për Arsimin 2025-2030 rendit si një ndër pikat që do të ketë fokus të shtuar Inteligjencën Artificiale duke pasur parasysh praktikat që po ndjekin vende të tjera ku edukimi nis herët në bankat e shkollës. “Përfshirja e Inteligjencës Artificiale në kurrikulën e TIK-ut në arsimin parauniversitar: Me rritjen e përdorimit të IA-së në jetën tonë të përditshme, edukimi rreth IA po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm. Konsensusi global i shprehur në dokumentin e UNESCO-s 6, “Konsensusi i Pekinit për IA-në dhe Arsimin” mbështet integrimin e IA në kurrikulat shkollore. Kjo masë synon të zhvillojë dhe integrojë Inteligjencën Artificiale (IA) në arsimin parauniversitar, duke...