Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-Zv/ Ministres së Brendshme Rovena Voda

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-Zv/ Ministres së Brendshme Rovena Voda

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e fajësisë për ish zv ministren e brendshme Rovena Voda. Në Dhomë Këshillimo, Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO që e dënoi ish-zyrtaren e lartë me 10 muaj burg me gjykim të shkurtuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Voda u hetua dhe gjykua nën masën arrest shtëpie si dhe për të u dha dënimi plotësues i heqjes së të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.