Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Ankimi i Ballukut në GJKKO, Apeli cakton gjyqtaren që do shqyrtojë çështjen
belinda balluku TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka përzgjedhur përmes shortit gjyqtaren Miliana Muça për të shqyrtuar ankimin e bërë nga zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe dy vartësve të saj, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli. Ankimimi lidhet me masat e vendosura nga GJKKO për pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë vendit. “Gjykata regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Miliana Muça” thuhet në njoftimin...