Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Analiza e REL: Çfarë duhet të bëjë Kosova më tepër për t’iu hequr masat e BE-së?
Kur Bashkimi Evropian (BE) vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në verën e vitit 2023, si pasojë e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe, ato u përshkruan si të përkohshme, ndërsa kushtet për heqjen e tyre qenë të qarta. Zyrtarët në Kosovë ngulmojnë se kërkesat e BE-së për largimin e masave që e dëmtuan vendin në vlera milionëshe janë plotësuar: situata në veri është shtensionuar, prania e Policisë afër objekteve komunale në veri është zvogëluar, serbët kanë marrë pjesë në zgjedhjet e mbajtura sivjet, dhe kalimi paqësor i pushtetit në komunat me shumicë serbe është realizuar. Por, ditëve të fundit u raportua në mediat e Kosovës, bazuar në burime brenda BE-së, se vende si Franca dhe Italia, të mbështetura nga Spanja, Hungaria dhe Sllovakia,...