Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Pezullim nga detyra dhe bllokim i pasaportës/ Apeli i GJKKO cakton gjyqtaren që do shqyrtojë ankimin e Ballukut
Shorti i hedhur në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka përzgjedhur gjyqtaren Miliana Muça për të shqyrtuar ankimin e bërë nga zv.kryeministrja Belinda Balluku për pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë vendit. Pjesë e dosjes janë edhe dy drejtorët e lënë në arrest shtëpie Erald Elezi dhe Gentian Gjyli. “Gjykata regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Miliana Muça” thuhet në njoftimin për...