VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Klodian Braho do të jetë kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme. Braho u zgjodh me 7 vota nga anëtarët e KLP-së, 3 vota ishin për kandidatin tjetër Adnan Xholi dhe 1 votë për Elvin Gokaj. Sakaq, Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë. Braho do të marrë mandatin 3-vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje, më datën 19 dhjetor 2025, ditën kur do të lerë pasojë në detyrë kreun aktual të SPAK, Altin Dumani. Gjatë seancës së sotme në KLP, ku u intervistuan të katër kandidatët: Adnan Xholi, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho, ishin të pranishëm dhe përfaqësues diplomatikë. Nancy vanHorn, ambasadori Gonzato dhe ambsadori britanik Nicholas Abbott, ndoqën nga afër marrjen në pyetje të prokurorëve kandidatë. Me zgjedhjen e tij në krye të SPAK,...