Shumica i përdorin aty ku s’duhet, ja kur duhet të vihen thonjëzat…

Shumica i përdorin aty ku s’duhet, ja kur duhet të vihen thonjëzat…

Nga Rami Memushaj Thonjëzat janë shenja grafike që tregojnë se fjalët ose fjalitë e mbyllura në to nuk janë të një natyre me tekstin. Në praktikën shqipe të shtypshkrimit përdoren dy lloje thonjëzash: të traditës (« ») dhe më të rejat ( ˵˶). Këto të fundit mund të jenë dyshe ose njëshe. Kur në një tekst me citate, citime, ligjëratë të drejtë, tituj botimesh, emra ose emërtime të përveçme, ka edhe shpjegime të kuptimit të një fjale apo përkthimi i një fjale shqip, mund të përdoren dy palë thonjëzash: të traditës për të parat, kurse më të rejat për shpjegimet e kuptimeve apo përkthimet e fjalëve. 1.      Thonjëzat përdoren në ligjëratën e drejtë dhe në citime për të veçuar fjalët që riprodhohen nga fjalët e...