Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëve
Presidenti amerikan, Donald Trump e ka prezantuar një skemë që mundëson sigurimin e vizës amerikane për periudhë afatgjatë për të pasurit që mund të paguajnë të paktën 1 milion dollarë. Trump ka thënë përmes postimeve në rrjete sociale se viza do t’iu mundësojë blerësve të vizës “hyrjen direkte në rrugën për shtetësi për të gjithë personat e kualifikuar dhe verifikuar”. “Sa emocionuese! Kompanitë tona të mrekullueshme amerikane më në fund do ta mbajnë talentin e tyre të çmuar”. E ashtuquajtura Karta e Artë Trump, është prezantuar për herë të parë më herët gjatë këtij viti, dhe atë mund ta blejnë ata që dëshmojnë se do t’iu ofrojnë Shteteve të Bashkuara “përfitime domethënëse”. Skema e re premton sigurimin e lejes së qëndrimit në SHBA në “kohë...