Rritet përdorimi i teknologjisë në 2025, mbi 45% blejnë online

Rritet përdorimi i teknologjisë në 2025, mbi 45% blejnë online

Përdorimi i teknologjisë këtë vit është rritur si në përdorimin e  internetit, pajisjeve dhe gjithashtu shërbimeve bankare digjitale dhe blerjen e online. Sipas të dhënave të INSTAT bazuar në rezultatet e anketës së “Përdorimit të Teknologjisë së informacionit dhe Komunikimit në NjEF dhe individë (TIK)”, në grup-moshën 16-74 vjeç, e përdorin internetin 87,2% e tyre, nga të cilët 97,3% e përdorin “disa herë gjatë ditës”. 99,9% e individëve përdorin aparat celularë/telefona inteligjent (smart) për të hyrë në internet, ndjekur nga pajisje të tjera (Smart TV, lexues librash, ora smart, etj.)  59,0%, laptop 41,2%, dhe nëpërmjet kompjuter/desktop (20,9%) 99,1% kryejnë thirrje/video thirrje (përmes Skype, Viber, whatsApp,etj.). Sipas anketës  97,7% e NjEF në Shqipëri kanë akses në internet prej të cilave, 92,1% në internet me rrjet fiks...