‘Do ta mbushim vendin me vëzhgues’/ Opozita bullgare: Dorëheqja hap rrugën për një Bullgari normale, presim zgjedhje të lira e të ndershme

‘Do ta mbushim vendin me vëzhgues’/ Opozita bullgare: Dorëheqja hap rrugën për një Bullgari normale, presim zgjedhje të lira e të ndershme

Dorëheqja e fundit në skenën politike bullgare përbën “hapi i parë drejt bërjes së Bullgarisë një vend normal evropian”, deklaroi bashkëkryetari i “Ne Vazhdojmë Ndryshimin”, Asen Vassilev. Sipas tij, tani vendi duhet të përqendrohet te mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. “Kjo është një fitore për të gjithë qytetarët bullgarë. Nga tani e tutje fillon detyra më e vështirë – që Bullgaria të funksionojë për të gjithë qytetarët, e jo vetëm për një. Kjo do ta bënte atë një vend normal. Energjia qytetare arriti ta ndalonte këtë plan,” u shpreh Vassilev. Edhe bashkëkryetari i “Po, Bullgarisë”, Ivajlo Mirçev, theksoi se koalicioni i tyre nuk do të marrë pjesë në asnjë konfigurim qeverisës brenda këtij Kuvendi Popullor, duke kërkuar zgjedhje të menjëhershme. “Nëse dikush...