Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Republikë Prokurorësh” në Shqipëri? Braho: S’e njoh këtë term!
klodian braho TIRANË- Kandidati i fundit në garë për kreun e ri të SPAK, Klodian Braho ka vijuar me intervistimin përballë prokurorëve të KLP-së. Platforma e tij konsiton në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pasi e shikon si situatën më problematike në vend. I pyetur për përkufizimin e termit “Republikë e Prokurorëve”, ai tha se nuk e njeh këtë term dhe se nuk ka një Republikë të Prokurorisë në Shqipëri. Pyetje: "Mund të më përkufizoni termin republikë e prokurorëve?" Braho: "Nuk më shkon dhe nuk e njoh këtë term. Nuk besoj se ka një Republikë të Prokurorisë në Shqipëri. Prokurorët kanë detyrën të zbatojnë atë që thotë Kodi i Procedurës Penale”.