Magjia e festave zbarkon në Gjinar, më 13 dhjetor mbahet “Gjinar Village Market”

Magjia e festave zbarkon në Gjinar, më 13 dhjetor mbahet “Gjinar Village Market”

Të shtunën, më 13 dhjetor, Gjinari do të shndërrohet në një destinacion përrallor dimëror. Nën sloganin “Gjithçka që ju duhet, në një vend”, eventi “Gjinar Village Market” premton të bëjë bashkë natyrën, traditën, muzikën e mirë dhe atmosferën e ngrohtë të fundvitit. Ky organizim masiv vjen nga Bashkia e Elbasanit në kuadër të festave të fundvitit për t’i dhënë gjallëri, jo vetëm qytetit, por edhe zonave turistike. Një bashkëpunim i shkëlqyer gjithashtu me Teatrin “Skampa”, Qendrën Kulturore të Fëmijëve dhe Këshillin Rinor, të cilët janë angazhuar maksimalisht për t’i dhënë jetë kësaj feste, premton një ditë fantastike. Një agjendë e pasur për të gjitha moshat. Dita do të nisë në orën 10:00 me një performancë festive nga Banda e Qytetit, për t’u pasuar nga diskutime...