Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Belinda Balluku kundërshton pezullimin, shorti përcakton gjyqtaren
Është hedhur shorti në Apelin e GJKKO në lidhje me ankimimin e ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila kundërshton pezullimin nga detyra. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Miliana Muça. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 86 akti, datë 11.12.2025 regjistrimi, mbi ankimet e ankuesve B.B., G.Gj. dhe E.E., me objekt “Ankim ndaj vendimit nr. 118, datë 19.11.2025 dhe vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtare Miliana Muça”,- thuhet në vendimin e GJKKO-së. Më 20 nëntor, Gjykata e Posaçme pezulloi nga detyra Belinda Ballukun, duke i ndaluar gjithashtu daljen...