Mbyllet procesi i intervistimit para KLP të kandidatëve për drejtimin e SPAK, si do të bëhet votimi për fituesin

Mbyllet procesi i intervistimit para KLP të kandidatëve për drejtimin e SPAK, si do të bëhet votimi për fituesin

Katër kandidatët Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodjan Braho dolën para anëtarëve të KLP, me prezencë të ndërkombëtarëve, prej orës 09:00 deri në orën 14:50, ku kanë paraqitur platformat e tyre dhe kanë prezantuar punët dhe dosjet që kanë hetuar ndër vitet e karrierës. Votimi në KLP për drejtuesin e ri të SPAK ka ndryshuar, dhe do të ketë një rregullore të re. Votimi nuk do të jetë me dorë, por do ta shkruajnë në fletë të bardhë, ku bashkë me emrin e anëtarit të KLP (votues) do të shkruhet emri i prokurorit. Ndërkohë nga ana tjetër Kryetari nuk do të ketë dy vota në rast barazimi, por një.