Trabzonspor ” dashurohet” me Muçin, klubi turk dëshiron të blejë kartonin nga Besiktas

Trabzonspor ” dashurohet” me Muçin, klubi turk dëshiron të blejë kartonin nga Besiktas

Ernest Muçi mbetet një çështje te Trabzonspori. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ka bindur trajnerin Fatih Teke, që të kërkojë blerjen e kartonit të tij te drejtuesit. Vetë klubi raportohet së fundmi në Turqi, ka shtyrë vendimin deri në përfundimin e sezonit. Te Trabzonspori nuk do të nxitohen për të paguar 8.5 milionë euro, pasi shpenzuan 1 milion euro për huazimin. Kështu do të monitorohet forma e 24-vjeçarit, që me pesë golat në tri ndeshjet e fundit po shkëlqen te klubi turk. Në të njëjtën kohë tregohet se Muçi i është shprehur njerëzve të afërt, që është shumë i lumtur te Trabzonspori dhe dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij. Marrëdhënia dhe besimi që Fatih Teke po tregon tek ai, solli rilindjen e Muçit, që nuk është...