Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Akuzën ia kam njoftuar vetë”, Braho: Problem kemi pasur komunikimin publik, ja çfarë do merrja nga Dumani dhe Kraja
Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho, tha se pika e tij e fortë është përvoja e gjatë në hetimet kundër korrupsionit. “Kam pasur qetësinë dhe maturinë e duhur njerëzore dhe procedurale. Si pikë të dobët, prokuroria nuk ka qenë më herët si është sot. Edhe ne nuk kemi qenë gati apo të mësuar për komunikimin publik. Këtu ka vend për përmirësim”, tha Braho teksa i përgjigjej pyetjeve të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. I pyetur se çfarë do të merrte apo nuk do të merrte nga drejtuesit e mëparshëm të SPAK, Braho tha: “Nga Dumani proaktivitetin dhe devotshmërinë. Nga Kraja do të merrja qetësinë në kryerjen e detyrës. Kanë qenë në periudha të ndryshme. Nga Kraja do doja të ishte me aktiv,...