E BUJSHME! Messi do të luajë ndeshje miqësore kundër… Barcelonës

E BUJSHME! Messi do të luajë ndeshje miqësore kundër… Barcelonës

11 Dhjetor 2025 14:17 Alfred Lleshi Lionel Messi do të zbarkojë në Ekuador më 7 shkurt, ku Inter Miami do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Barcelonës së Guayaquil, si pjesë e turit të klubit amerikan në disa qytete të Amerikës së Jugut. Lajmi u konfirmua të mërkurën nga vetë skuadra ekuadoriane përmes Instagramit. “Ndeshja e historisë, Inter Miami kundër Barcelonës, që do të zhvillohet më 7 shkurt në stadiumin ‘Banco Pichincha’”, – njoftoi klubi i Guayaquil. Kjo do të jetë një nga ndalesat më të rëndësishme të turit të Inter Miami, duke marrë parasysh interesin e madh që Messi gjeneron në çdo vend ku luan. Për Barcelonën e Guayaquil, përballja me kampionin botëror është një mundësi unike për të rritur imazhin ndërkombëtar dhe tërhequr...