“Në Shqipëri nuk ka republikë prokurorësh!”, Braho: Hetimi i çështjeve nuk destabilizon vendin

“Në Shqipëri nuk ka republikë prokurorësh!”, Braho: Hetimi i çështjeve nuk destabilizon vendin

Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho, tha se në Shqipëri nuk ka republikë prokurorësh, një term i përdorur në komunikimet publike për të nënkuptuar pushtetin e madh të institucionit që ai kërkon të drejtojë. “Unë nuk e njoh si term. Nuk ka republikë prokurorësh në Shqipëri”, tha Braho. I pyetur nëse dikush do t’i thoshte që stabiliteti i vendit ka më shumë rëndësi se dosja që ka në duar, Braho u përgjigj: “Kam pasur çështje që kanë shkaktuar efekte, por nuk mendoj se hetimi i një çështjeje mund të sjellë destabilizimin e vendit. Pastaj, nëse kjo ndodh, stabiliteti i vendit nuk zgjidhet me këshilla, por mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare. I pyetur lidhur me përmirësimin e bashkëpunimit mes prokurorëve në SPAK, Braho tha se...