Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Elvin Gokaj kandidati i tretë për kreun e SPAK: Prioritet siguria e prokurorëve, Kraja dhe Dumani nuk na kanë ndërhyrë në dosje
elvin gokaj TIRANË- Elvin Gokaj është kandidati i tretë që ka prezantuar platformën e tij për drejtimin e SPAK, përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Gokaj u shpreh se synimi dhe veprimtaria e tij do të fokusohet në katër shtylla kryesore. “Synimi kryesor dhe veprimtaria ime do fokusohet në këto shtylla kryesore: 1.Në luftën e pandërprerë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. 2.Në konsolidimin e institucionit përmes përmirësimit të infrastrukturës dhe shtimit të kapaciteteve njerëzore me ekspertë të fushave të ndryshme. 3.Në forcimin e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe 4. Në forcimin e besimit te publiku”, tha Gokaj. Më tej ai shtoi se, “këto prioritete përbëjnë thelbin e qasjes sime në drejtimin e SPAK dhe përfaqësojnë angazhimin tim...