Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Nuk kemi bërë jetë të lirë, por…”/ Kandidati për kreun e SPAK, Gogaj: Duke u ruajtur nga kontaktet kriminale
Kandidati për kreun e SPAK, Elvin Gogaj teksa po paraqet platformën e tij para anëtarëve të KLP-së, u pyet nëse ka tentativa të ndikimeve nga grupet kriminale. Ai tha se nuk ka bërë një jetë të lirë, për t’iu shmangur grupeve kriminale dhe ndërhyrjeve të tyre. “Ndikim ka pasur, në çdo kohë duke u ruajtur nga kontaktet dhe situatat që kanë krijuar grupet kriminale.. Jam munduar që të shmang kontaktet. Nuk kemi bërë jetë të lirë, por jam shmangur. Por duke mos qenë një njeri që kam shkelur detyrën, kam qenë njeri i lirë, pasi kam respektuar detyrën.