Barcelona, çfarë dhuratash surprizë! Çdo lojtar merr nga një iPhone të artë 10 mijë eurosh

Barcelona, çfarë dhuratash surprizë! Çdo lojtar merr nga një iPhone të artë 10 mijë eurosh

11 Dhjetor 2025 13:39 Alfred Lleshi Te Barcelona, Krishtlindjet kanë ardhur më herët. Në “Ciutat Esportiva”, ndonëse nuk kishte stërvitje të planifikuar të enjten, disa lojtarë u paraqitën për punë rikuperimi pas fitores 2-1 kundër Eintracht Frankfurt. Sipas “SPORT”, para se të hynin në palestër, ata u surprizuan nga një grup përfaqësuesish të “GSA Motors”, kompani e Emirateve të Bashkuara që merret me shitje dhe qira të makinave luksoze. Përfaqësuesit iu dhuruan lojtarëve katalanas nga një iPhone 17 Pro Max të artë, gjest i papritur pasi, sipas burimeve të klubit, nuk ekziston asnjë marrëveshje sponsorizimi mes Barçës dhe kompanisë. Çdo telefon ishte personalizuar me emrin e lojtarit, numrin e fanellës, si dhe logot e Barcelonës dhe “GSA Motors”. Çmimi bazë i pajisjes është rreth 3500...