Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rama: Prokurimet do të kalojnë në duart e inteligjencës artificiale. Procesi i auditueshëm në çdo hap
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se procesi i prokurimeve publike në Shqipëri do të transformohet tërësisht përmes inteligjencës artificiale, duke reduktuar ndjeshëm ndërhyrjen njerëzore. Gjatë aktivitetit “30 vjet Prokurime Publike”, ai tha se vendi po hyn në një fazë të re teknologjike që synon rritjen e transparencës dhe uljen e gabimeve apo abuzimeve. “Ne po e vazhdojmë reformën sepse duam të shkojmë aq larg sa na çon bekimi i sotëm i teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale që janë dhurata të një kohe të re për vende si i yni ku gjithë prapambetja e shkaktuar nga historia, mund të kapërcehet me fuqinë e progresit që të jep teknologjia. Sot ne jemi në një proces të avancuar për të kaluar të gjithë procesin e prokurimeve në duart e...