Interpelanca me Ramën, debate të ashpra në Kuvend, Balla-Shehajt: Mbaje mirë me Lulin, se po foli ai, ike ti

Interpelanca me Ramën, debate të ashpra në Kuvend, Balla-Shehajt: Mbaje mirë me Lulin, se po foli ai, ike ti

Me debate të ashpra është është shoqëruar seanca e kësaj të enjte në Kuvend, ku në rend dite ishte parashikuar një interpelancë me kryeministrin Edi Rama. Interpelanca ishte kërkuar nga deputeti Agron Shehaj në lidhje me prishjen e ndërtimeve pa vendime të formës së dhe pa respektuar procedurat ligjore. Në mungesë të tij, kryeministri Edi Rama ja delegoi këtë interpelancë ministres së Brendshme Albana Koçiu. Por kjo nuk u pranua nga deputeti Agron Shehaj, i cili deklaroi se kjo gjë nuk është e parashikuar në Kushtetutë dhe kërkoi heqjen nga rendi i ditës. “Fati i këtij vendi nuk po vendoset në Kuvend po diku tjetër. Kryeministri ka halle më të mëdha se të dalë në interpelancë dhe të përgjigjet për hallet e publikut”, tha Shehaj....