Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Luis Enrique: E meritonim fitoren ndaj Athletic, mendoj se lamë dy pikë të rëndësishme
Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka mbetur i zhgënjyer nga barazimi pa gola në “Estadio de San Mamés” ndaj Athletic Bilbao. Skuadra pariziene mbetet në vendin e tretë në renditjen e Champions League. “Ishte sfidë shumë e veçantë, një ndeshje e ndryshme me këtë atmosferë kundër një skuadre nga vazoja 4. Kjo do të thotë që kjo ndeshje duhet të kishte qenë e lehtë, por mund ta shohim se në shortin tonë, nuk ka skuadra të lehta”, tha Luis Enrique. “Mendoj se e filluam mirë ndeshjen, nuk pati dobësi nga ana jonë. Por, në pjesën e dytë, ishim edhe shumë më mirë. Ata ishin pak më të lodhur dhe ne mund ta kishim fituar ndeshjen. Më vjen keq që lamë dy pikë”, tha trajneri...