Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Norris vlerëson Verstappen: Meriton më shumë duartrokitje se unë, pasi bëri një rikuperim fantastik
Ashtu si 4 vite më parë, kur gjithçka u vendos në garën e fundit, që solli një kampion të ri bote në Formula 1, edhe ky sezon solli të njëjtën gjë. Gjithçka u vendos në garën e fundit, me britanikun Lando Norris që zbriti nga froni holandezin Max Verstappen. Asokohe, Verstappen i merrte titullin Lewis Hamilton, ndërsa këtë vit holandezi i la vendin pilotit të McLaren. Britaniku është kampioni i 35-të i botës në historinë e Formula 1, në një botëror ku vuajti shumë edhe për të mundur shokun e tij të skuadrës Oscar Piastri. Por, ajo që bëri më shumë përshtypje është rikuperimi që Verstappen bëri ndaj dy pilotëve të McLaren. Holandezi rikuperoi një disavantazh prej 104 pikësh që kishte në verë, duke shpresuar...