Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Europa po mpreh shpatat për luftë”, Lavrov: Asnjë dallim me amerikanët, Trump do paqen
Rusët dhe Amerikanët merren vesh shumë mirë për Ukrainën. Kështu pohon ministri i jashtëm i Moskës, Sergej Lavrov, që saktëson se se të gjitha “keqkuptimet” me Shtetet e Bashkuara lidhur me paqen ishin zgjidhur pas një takimi në fillim të këtij muaji midis Presidentit Vladimir Putin dhe të dërguarit të SHBA-së, Steve Witkoff. Ai shtoi se Rusia pret një paketë dokumentesh që do të sigurojnë paqe të qëndrueshme dhe do të përmbajnë garanci sigurie për të gjitha palët. “Udhëheqësit aktual amerikan duhet t’i jepet merita, pas rikthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ai me të vërtetë do që të zgjidhë konfliktin në Ukrainë. Por duhen eliminuar shkaqet rrënjësore të konfliktit si ndalimi i rrugës së Ukrainës për në NATO. Ne nuk kurdisim asnjë plan...