“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

Në seancën plenare të sotme në Kuvend, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u përplas me deputetët e opozitës lidhur me procedurën e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit, pas kërkesës së tyre për të tërhequr mbështetjen për të 26 kandidatët. Manja tha se Komisioni i Ligjeve ka ndjekur me përpikëri bazën ligjore të përcaktuar nga Kushtetuta, ligji për Avokatin e Popullit dhe rregulloret përkatëse. Ai shtoi se kandidatët kanë pasur 20 ditë afat për mbledhjen e 28 firmave të deputetëve, ndërsa shumica e tyre i kanë dorëzuar brenda kohës së përcaktuar. “Për politikë jemi këtu, por kjo s’do të thotë se arsyetimet politike mund të vihen mbi ato kushtetuese. Ndaj, z. kryetar i Kuvendit, jam këtu për të kërkuar deri në fund të përmbyllet...