I arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit, lirohet nga burgu Lefer Koka

I arrestuar për aferën e inceneratorit të Fierit, lirohet nga burgu Lefer Koka

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ka liruar nga qelia ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka pasi kanë kaluar afatet e paraburgimit. Koka u arretua qe prej dhjetorit 2021 i akuzuar shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash lidhur me aferat korruptive për Inceneratorin e Fierit. Sipas akuzave të SPAK, për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit. GJKKO ka shuar dhe masën e sigurisë “arrest me burg” për Inceneratorin e Fierit, ndërsa çështja është kthyer për rigjykim në Apelin e Posaçëm nga Gjykata e Lartë. Në korrik të këtij viti, Koka fitoi të drejtën e lirimit me kusht nga Gjykata e Durrësit për inceneratorin e...