Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Prokurimet publike drejt Inteligjencës Artificiale, Rama: Diella po konkurron Angelina Jolie
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po avancon drejt përdorimit të Inteligjencës Artificiale në të gjithë procesin e prokurimeve publike, duke ulur ndërhyrjen e njeriut dhe rritur efikasitetin e procedurave. Rama theksoi se platforma “Diella” ka marrë vëmendje ndërkombëtare dhe është konsideruar fenomen botëror, duke rivalizuar edhe figura të njohura si Angelina Jolie në aspektin e ndikimit dhe interesit që ka krijuar. Megjithatë, ai pranoi se ka skeptikë, të cilët shprehin shqetësimin se algoritmet mund të jenë të kontrollueshme dhe të manipulueshme, siç ka ngritur edhe Eric Schmidt. “Sot ne jemi në një proces të avancuar për të kaluar të gjithë procesin e prokurimeve në duart e Inteligjencës Artificiale, në një përqindje shumë të lartë të një procesi që nuk përfshin njeriun. “Diella” është bërë...