Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Debat për Avokatin e Popullit, Berisha: PD i tërhoqi firmat për 6 kandidatët. Klosi: Emrat i mbështeti opozita, jo PS
Që në minutat e para të seancës, parlamenti u përfshi në debate lidhur me çështjen e Avokatit të Popullit. Ishte Partia Demokratike, e cila kërkoi heqjen nga nga rendi i ditës të votimit të kandidatëve për Avokatin e Popullit, me argumentin se kanë tërhequr firmat që më herët ata kanë dhënë ndaj garuesve. “Ne zbatuam vendimin e Komisionit të Ligjeve. Në përputhje me këtë vendim ne bëmë shkresën për tërheqjen e të gjitha firmave. Për disa, deputeti mund të japë vetëm një firmë, për të tjerë mund të vendosë shumë. Por vendimi i Komisionit ishte i qartë. Dhe tani ju, meqenëse duhet patjetër Shabani ose opozita që duam, kishte marrë firma dhe tani përmbysni vendimin e Komisionit të Ligjeve, vendimin tuaj. Në respekt të Komisionit...