Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Deputeti iu kthehet kolegëve të opozitës: Pse firmosët për Endri Shabanin, kur nuk e doni për Avokat të Popullit
Deputeti i Partisë ‘Lëvizja Bashkë’, Redi Muçi i është kthyer opozitës, duke i kërkuar llogari pse e firmosën emrin e Endri Shabanit, kur nuk e donin për Avokat të Popullit. Ai më tej shtoi se sot seanca e Kuvendit do të mbyllet me Endrit Shabanin Avokat të Popullit i mbështetur nga firmat e demokratëve dhe i emëruar nga votat e socialistëve. “Zoti ministër foli për seriozitet, por për mendimin tim nuk ka gjë më qesharake sesa që kemi 2 orë e 120 minuta ku burra e gra zihen për Endri Shabanin për një njeri që deri më parë i binte gjoksit si tribuni i partive të reja që po luftonte kundër sistemit të kalbur të politikës. Mesa duket sot nga kjo sallë do të dalim...