Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Zbulohet misteri si u largua liderja e opozitës nga Venezuela drejt Norvegjisë. Wall Street Journal: Amerikanët e nxorën nga vendi me…
María Corina Machado thuhet se ka lënë Venezuelën të martën me mbështetjen e SHBA-së. Udhëheqësja e opozitës u largua me varkë nga bregu perëndimor i Venezuelës me destinacion ishullin Curaçao, sipas zyrtarëve amerikanë që folën për The Wall Street Journal. Arratisja e saj dukshëm klandestine ndodhi vetëm një ditë para ceremonisë së Çmimit Nobel për Paqen, duke bërë që Machado të mos mbërrinte në kohë për ta marrë çmimin, i cili iu dorëzua vajzës së saj, Ana Corina Sosa Machado. Machado premtoi të paraqitej në Oslo, ashtu siç ua kishte thënë vetë organizatorëve të Çmimit Nobel për Paqen, duke qetësuar kështu shqetësimet për vendndodhjen dhe sigurinë e saj. Ky është informacioni më konkret i publikuar deri tani lidhur me largimin e udhëheqëses së opozitës venezueliane...