Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
VIDEO/ Cara: Po tentoni të rrëmbeni institucionin e Avokatit të Popullit me urdhër politik të Ramës
Seanca parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit është shoqëruar me debate të ashpra dhe akuza të rënda nga opozita ndaj mazhorancës. Deputeti Igli Cara, nga foltorja e Kuvendit, ka deklaruar se i gjithë procesi është një farsë dhe se ndjek një "urdhër politik të zotit Rama". Sipas tij, mazhoranca po vepron në kundërshtim me një marrëveshje të mëparshme, ku e drejta për propozimin e kandidatit i ishte lënë opozitës. “Kjo është të rrëmbesh atë që e ke thënë. Se e keni thënë vetë që është e drejtë e opozitës”, theksoi ai, duke e krahasuar situatën me një marrëveshje politike të prishur në mënyrë të pandershme, ku njëra palë shfrytëzon një moment për të rrëmbyer atë që i takon tjetrës. Cara akuzoi kryeministrin...