‘Avokati i Popullit të hiqet nga rendi i ditës’, Peleshi: S’mund të bllokoj procesin, jam i detyruar ta hedh në votim

‘Avokati i Popullit të hiqet nga rendi i ditës’, Peleshi: S’mund të bllokoj procesin, jam i detyruar ta hedh në votim

Teksa demokratët kërkojnë që të hiqet nga rendi i ditës zgjedhja e Avokatit të Popullit, kryetari i Kuvendit Niko Peleshi tha se nuk mund të pengojë procesin. Peleshi tha se ai nuk mund të shprehet për ta hequr nga rendi i ditës, por se duhet të kalojë në votim. Sipas tij, demokratët ende nuk kanë dëgjuar edhe argumentimin e kryetarit të Komisionit të Ligjeve se përse nuk i kanë pranuar tërheqjen e firmave nga opozita. “Kam në seancë një raport nga Komisioni i Ligjeve që ka përmbyllur një proces dhe ka konkluduar në 6 emra, që sipas raportit, i gjen në legjitimitet për t’u votuar pasi plotësojnë kriteret, që jam i detyruar t’jua njoftoj dhe ta vendosni ju se kush votohet edhe se si votohet....