Afera me inceneratorin e Fierit/ GJKKO liron nga burgu, ish-ministrin Lefter Koka

Afera me inceneratorin e Fierit/ GJKKO liron nga burgu, ish-ministrin Lefter Koka

I arrestuar për aferën e incineratorëve, lirohet pas 4 vitesh nga burgu ish-ministri i Mjedisit, Lefer Koka. Në seancën e sotme, GJKKO ka vendosur shuarjen e masës së sigurisë të “arrestit me burg” të vendosur lidhur me çështjen e incineratorit të Fierit. Raportohet se për dënimin për incineratorin e Elbasanit, Koka ka fituar lirinë me kusht nga Gjykata e Durrësit, ndërsa për dënimin për incinerarorin e Tiranës e ka shlyer dënimin me kohën e paraburgimit. Për incineratorin e Fierit çështja është kthyer për rigjykim në Apel nga Gjykata e Lartë.