Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Debati për Avokatin e Popullit, Boçi në Kuvend: Procesi është nul, kandidatët nuk kanë më firmat
Seanca parlamentare për zgjedhjen e Avokatit të Popullit është përfshirë nga debate , ku opozita ka akuzuar mazhorancën për shkelje të procedurave dhe zbatim të standardeve të dyfishta. Gjatë fjalës së tij, ndeputet i PD Luçiano Boçi ka sfiduar interpretimin e mazhorancës për termin “konsensu s”, duke theksuar se ai nënkupton një marrëveshje politike ku kandidati për Avokatin e Popullit propozohet nga opozita. Sipas Boçit, mazhoranca po vazhdon në mënyrë të paligjshme një proces me kandidatë që nuk kanë më mbështetjen e nevojshme me firma. Në fjalën e tij, Boçi i është referuar nenit 72 të rregullores së Kuvendit, i cili u jep të drejtë deputetëve të tërheqin firmat e tyre për çdo çështje për sa kohë ajo nuk ka kaluar për diskutim në seancë plenare....