Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Anketa/ KF Tirana dhe AC Milan, klubet më të përkrahura nga tiranasit: I pari po i zhgënjen…
Nga Eduard Zaloshnja Në një sondazh socio-ekonomik që zhvillova para ca kohësh në territorin e Bashkisë Tiranë (përfshirë edhe fshatrat), përfshiva në pyetësor pyetjet “Në futbollin shqiptar, për cilin klub bëni tifozllëk?” dhe “Në futbollin europian, për cilin klub bën tifozllëk?” Duke qenë se sporti nuk përbënte fokusin kryesor të sondazhit, këto pyetje nuk u shoqëruan me pyetje mbi intensitetin e tifozllëkut (sa shpesh i shihnin ndeshjet e klubit të preferuar në kampionatet e vendeve përkatrëse, në kupa apo në ndeshje miqësore, etj.) Në kampionatin shqiptar, rezultoi se 29% e të anketuarve të rritur ishin përkrahës të ‘KF Tirana’ (shihni tabelën e mëposhtme). Me një ekstrapolim të përafërt statistikor (bazuar në moshat dhe gjinitë e përkrahësve), kjo përqindje përkthehet në pothuaj 170 mijë përkrahës (169...