Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Ne jemi Kryesia e PD?”, Balla nxjerr firmat për Shabanin: Tani na thoni ‘i ka mbledhur Salianji’
Edhe pse seanca u ndërpre për 10 minuta për të qetësuar situatën mes deputetëve, sërish rinisi me debate. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, foli për zgjedhjen e avokatit të Popullit, gjë që PD kërkon që të hiqet nga rendi i ditës. Balla nxori listën me firmat e deputetëve të PD-së që kanë mbështetur Endri Shabanin, duke ironizuar Flamur Nokën, ku i tha ‘ua paska mbushur mendjen Ervin Salianji’. Balla: Mendoj se shpreh vlerësimin e deputetëve në këtë sallë se e sotmja është një seancë shumë e rëndësishme. Kjo është një nga çështjet më të rëndësishme pasi dalim para popullit shqiptar me një buxhet, më të madhin në histori dhe plot të mira për ata që na kanë dhënë nderi ti përfaqësojmë në...