Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Buxheti 2026 / 46 amendamente nga PD, dy nga Erion Braçe
Nga minimumi jetik, te pensionistët, përndjekurit politikë, arsimin e shëndetësinë, rritjen e buxhetit për bashkitë e pagat… Partia Demokratike propozon 46 ndërhyrje në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Kërkesat që kanë marrë “bekimin” e Sali Berishës synojnë 5-fishimin e buxhetit për indeksimin e pensioneve dhe 3-fishimin e fondit për të përndjekurit politikë. Gjithashtu PD propozon që buxheti për arsimin dhe shëndetësinë të rritet në 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa subvencioneve në bujqësi dhe prodhimit vendas t’i shtohen 170 milionë euro. Demokratët kërkojnë ndërkohë që nga buxheti i vitit të ardhshëm, barnave të ri t’i shtohen 60 milionë euro, ndërsa pagat e administratës të rriten me 10 për qind. Të djathtët propozojnë që pagat në arsim e shëndetësi të rriten me 20...