Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Anteu që nuk u dha…
(Një rilexim i librit të Hamit Kokalarit “Kosova djep i shqiptarizmit” me rastin e ribotimit nga Shtëpia Botuese “Faik Konica”, Prishtinë, 2025) Nga Jusuf BUXHOVI Nga mitologjia greke mësohet se Anteu ishte i biri i Poseidonit, zotit të detit dhe hyjneshës së tokës Gea, gjigant i fuqisë së papërballueshme. Thuhet se jetonte në Lihi dhe secili që vinte në tokën e tij e detyronte që të luftojë me të. Në ato dyluftime rëndom mundte kundërshtarët deri në vdekje. Kundërshtari i tij i fundit ishte Herakliu. Në dyluftimin e mundimshëm Herakliu e zbuloi fshehtësinë e fuqisë së Anteut: në të vërtetë, kur Anteu e ndiente se po dobësohet, ngjitej ngurtësisht për tokë dhe fuqia sërish i kthehej. Prandaj Herakliu e çon lart në ajër, andaj gjiganti...