Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Çfarë po ndodh?
Ekskavatorët në Parkun e qytetit antik të Finiqit ngrenë alarmin! Ditën e djeshme në rrjetet sociale u publikua një shqetësim nga vizitorë dhe banorë të zonës, të cilët pretendonin se persona të panjohur po kryenin gërmime të paligjshme brenda Parkut Arkeologjik të Finiqit. Sipas raportimit fillestar, në terren ishin vërejtur mjete gërmuese dhe dyshohej se qëllimi ishte kërkimi i sendeve të çmuara apo objekteve me vlerë arkeologjike – një praktikë e ndaluar rreptësisht me ligj dhe që përbën kërcënim serioz për trashëgiminë kulturore të zonës. Duke qenë se Finiqi është një nga sitet më të rëndësishme historike të jugut, shqetësimi ngriti reagime të menjëhershme dhe thirrje për ndërhyrje nga institucionet përkatëse, për verifikimin e situatës në terren. Sqarimi nga autoritetet: Punime...