FOTO/ City përmbys Realin në “Bernabeu”, rendohet pozita e Alonsos, mediat në Spanjë: Goditje për Xabi-n

FOTO/ City përmbys Realin në “Bernabeu”, rendohet pozita e Alonsos, mediat në Spanjë: Goditje për Xabi-n

Pa Mbappe, me francezin të dëmtuar, dhe me Alonson në dyshim të fortë, Real Madrid bie sërish, këtë herë në “Bernabeu” përballë Man.City. Kjo ishte një sfidë që mund të vendos shumë mbi të ardhmen e Alonsos, por tekniku spanjoll dhe djemtë e tij zhgënjejnë sërish, në një kohë kur pësuan një humbje me përmbysje. Në fakt, Vinicius dhe pjesa tjetër e Realit e nisi sfidën në sulm, ku pas vetëm 2 minutash, sulmuesi brazilian reklamoi një penallti, por pasi rishkoi pamjet në VAR, gjyqtari i takimit akordoi faull në limitet e zonës. Goli ishte në ajër dhe në minutën e 28-të, Rodrygo, i harruari i Alonsos, tundi rrjetën me një goditje të saktë brenda në zonë duke sjell festë në “Bernabeu”. Ndryshe nga se...