Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Arsenal perfekt në Champions, Madueke likuidon edhe Brugge, Arteta i sinqertë: Nuk e prisja një ecuri të tillë
Arsenal është thjesht perfekt në Champions, me djemtë e Artetas që nuk njohin rival në këtë edicion, ekipi i vetëm me pikë të plota, 6 ndeshje 18 pikë, 17 gola të shënuar vetëm 1 i pësuar. “Topçinjtë” kalojnë pa shumë probleme Club Bruges, triumfuan me rezultatin e pastër 0-3 ku Madueke bëri heroin, me sulmuesin anglez qe shënoi një “dopietë” golash. Në minutën e 25-të, Madueke realizoi një super gol, ku me një aksion personal të nisur nga mesi i fushës dërgoi topin në trekëndësh. Arsenal nuk e vendosi ndeshjen për asnjë moment në dyshim, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, Madueke e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, i shërbyer në mënyrë perfektë pak mbi vijën fatale. Për të mbyllur llogaritë...