Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO / Adnan Xholi preket nga pyetja për kërcënimet e bandave ndaj familjes
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut, prokurori Adnan Xholi u përball me një pyetje të ndjeshme që lidhej me përballjet e tij me krimin e organizuar. I pyetur nga një anëtar i KLP-së: “Jeni përballur me banda të krimit të organizuar që në fillimet e karrierës suaj, si ka ndikuar kjo tek ju personalisht dhe cilësia e jetës suaj?”, Xholi u duk i prekur pasi uli kokën dhe heshti për pak çaste. Ai më pas u përgjigj shkurt: “Unë dhe familja nuk jemi më të parët!” Deklarata e tij vjen si dëshmi e rrezikut dhe sfidat me të cilat janë përballur prokurorët që përpiqen të luftojnë krimin e organizuar, duke treguar përkushtimin personal të...