Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Komisioneri i të Drejtave të Njeriut: Europa rrezikon të krijojë një ‘hierarki njerëzish’ në emër të emigracionit
Michael O’Flaherty, komisioneri për të drejtat e njeriut në Këshillin e Europës, paralajmëroi se politikanët e “mesëm” dhe qeveritë e ashpra europiane po rrezikojnë të krijojnë një “hierarki njerëzish” ndërsa përpiqen të adresojnë emigracionin duke kufizuar të drejtat themelore. Në një intervistë ekskluzive për The Guardian, O’Flaherty e konsideroi lidhjen mes emigracionit dhe kriminalitetit si një “korrelacion të përtueshëm” që nuk përputhet me realitetin. “Çdo tërheqje e vogël do të kërkojë një tjetër më të madhe. Ku do të ndalet kjo? Aktualisht fokusi është kryesisht tek emigrantët, por kush do të jetë objektivi herën tjetër?”, pyeti ai. Ai theksoi rëndësinë që politikanët të nënvizojnë parimet themelore të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut (ECHR), si universialiteti i të drejtave të njeriut dhe barazia mes njerëzve. “Idetë për...