VIDEO/ Zbritje me litar nga një helikopter: Ja si forcat amerikane sekuestruan cisternën venezueliane

VIDEO/ Zbritje me litar nga një helikopter: Ja si forcat amerikane sekuestruan cisternën venezueliane

Shtetet e Bashkuara sekuestruan një anije cisternë pranë Venezuelës dhe një video e postuar në X tregon mënyrën se si ushtarët amerikanë e kryen këtë operacion. Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara sekuestruan një anije cisternë nafte në brigjet e Venezuelës, njoftoi Presidenti Donald Trump, duke rritur presionin e Uashingtonit mbi regjimin e Presidentit Nicolás Maduro, shkruan CNN. “Siç ndoshta e dini, sapo sekuestruam një cisternë pranë brigjeve të Venezuelës, një të madhe… Në fakt, më e madhja e sekuestruar ndonjëherë… Do ta shihni më vonë dhe do të flasim për këtë më vonë me disa njerëz të tjerë”, u tha Donald Trump gazetarëve gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën pasdite, shkruan BBC. Prokurorja e Përgjithshme Pam Bondi tha se tankeri ka qenë...