Burimi:
Sarandaweb.net
Foto © Sarandaweb.net
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim
Akuzohet nga vëllai se i ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake, shpallet në kërkim Policia e Sarandës ka shpallur në kërkim shtetasin S. Ç., 53 vjeç, banues në fshatin Dermish, pas një kallëzimi të paraqitur nga një familjar. Sipas njoftimit të Policisë, kallëzimin e ka bërë shtetasi N. Ç., i cili ka deklaruar se vëllai i tij ka shkatërruar orenditë dhe pajisjet elektroshtëpiake në banesën e tyre, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, shërbimet e Policisë së Sarandës kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen dhe shoqërimin e 53-vjeçarit, i cili dyshohet për veprën penale “Dëmtimi i pronës”. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin...